Maqedoni

MPB: Projekt për videoregjistrim të punës policore

16.06.2016 16:59

Puna e policisë së trafikut rrugor do të jetë nën vëzhgimin e kamerave...

Pilot-projekti po realizohet me mbështetje amerikane, ndërsa ka për qëllim shmangien e lëshimeve në punën e policisë dhe parandalimin e keqpërdorimeve dhe korrupsionit, theksoi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, gjatë promovimit të projektit.
 
“Qëllimi i këtij projekti është që përmes incizimit dhe dokumentimit të procedurave në lidhje me kryerjen e detyrës shtetërore, të sigurohet zbatim ligji në procedurë, të anashkalohen lëshimet gjatë punës, trajnim dhe progres në procedurën policore, kontroll të punës së nëpunësve policorë, si dhe preventim të  keqpërdorimeve dhe korrupsionit gjatë punës së nëpunësve policorë”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.
 
Asnjë qeveri nuk është imune ndaj korrupsionit, në asnjë vend, por nëpunësit shtetërorë duhet ta menaxhojnë këtë fenomen dhe të mos lejojnë të sundojë mosndëshkimi, theksoi me këtë rast ambasadori i SHBA-ve, Jess Baily.
 
Për qytetarët e Maqedonisë nuk është asgjë më me rëndësi se sa të kenë demokraci të shëndoshë dhe rezistuese, nënvizoi Bejli.
 
“Paraqet problem të madh dhe real kur anketat tregojnë se  qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në institucionet qeveritare, përfshirë edhe sektorin e policisë dhe gjyqësorin”,- tha ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli.
 
Donacioni nga ana e ambasadës së ShBA-ve për këtë projekt, që pritet të përfundojë në fund të muajit, kap vlerën prej 65000  dollarësh.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU