Maqedoni

LSM: Të mbrohen punëtorët nga vala e të nxehtit

16.06.2016 17:24

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit, duke u kërkuar punëdhënësve të respektojnë Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës...

Nga LSM-ja rekomandojnë t'i kushtohet kujdes i veçantë vendeve të punës në hapësirë të hapur, gjegjësisht për punëtorët në ndërtimtari, bujqit, kopshtarët, punëtorët në komunikacion, punëtorët të cilët realizojnë punë terreni, shitës të tregjeve të hapura, zjarrfikësit, policët, ushtarët dhe për të gjithë vendet e punës të cilat nuk janë të klimatizuara dhe ku ka temperatura të larta dhe rrezatim të ngrohtë.
 
“Punëdhënësi nuk mund të ndikojë në faktorët e jashtëm, siç është rrezatimi solar, temperatura dhe lagështia e ajrit, por mundet që me zbatim adekuat të rregullave të mbrojtjes në punë, në masë të madhe ta evitojë ose zvogëlojë rrezikun nga stresi i të ngrohtit”,- thonë nga LSM-ja.
 
Njëherit, nga LSM punëdhënësve u rekomandojnë të bëjnë kontroll të masave kolektive tekniko-teknologjike, kontroll të parametrave mikro-klimatikë, të sigurojnë minimum një hapësirë të klimatizuar me funksion të "strehimores", ku të punësuarit mund të freskohen një periudhë të caktuat gjatë punës, të bëjnë ndryshime në organizimin e procesit të punës, të evitohet puna në ambient të hapur gjatë periudhës më të ngrohtë të ditës, prej orës 11- deri në orën 17, ose reduktim të saj.