Botë
Reforma në drejtësi, Vasili i LSI-së sulmon Ramën
16.06.2016 17:27
Bashkëdrejtuesja në qeverinë shqiptare, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë hapur kundër kryeministrit, Edi Rama, për reformën në drejtësi...

Nënkryetari, Petrit Vasili, tha se vijën e kuqe për reformën e përcakton Komisioni i Venecias dhe jo ShBA e BE, sikurse deklaron Rama. Më tej, Vasili tha se neni 88 nuk mund ta mbajë peng reformën në drejtësi dhe se kërkesa e opozitës për këtë nen është e drejtë.
Pas kësaj mbështetje ndaj opozitës, ka ardhur edhe reagimi i kreut, Lulzim Basha, i cili tha se me qëndrimin e tij kryeministri po provokon shqiptarët.
Votimi i reformës në drejtësi në parlament kërkon të paktën 94 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i ka. Rol të rëndësishëm në këtë proces luan LSI, e cila ka 20 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë.
LULJETA NDOKA
