Maqedoni
Popovski u prezantua në Gostivar
26.03.2014 18:12
Kandidati presidencial nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski, mbrëmë përpara qytetarëve të Gostivarit...

Kandidati presidencial nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski, mbrëmë përpara qytetarëve të Gostivarit, ka theksuar se ai do të qëndrojë me qytetarët, të cilët do të ndihen të dëmtuar dhe njëkohësisht u zotua se nuk do të votojë asnjë ligj i cili do të shkon në dëm të qytetarëve.
Për rolin e tij si president i mundshëm, ai tha se do të mbetet fuqishëm i përkushtuar në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, si dhe nuk do të lejojë që problemet e brendshme shtetërore, të jenë agjendë e ndërkombëtarëve.
“Dua t’ju porosis fuqishëm dhe padyshim se nuk ka shmangie nga emri kushtetues dhe identiteti dhe nga identiteti i qytetarëve. Mjaft e kemi nga deklaratat boshe, se duam të integrohemi në BE dhe në NATO. Ne atë do ta bëjmë në mënyrë reale. Duam t’i hapim të gjitha mosmarrëveshjet në raport me emrin dhe identitetin. Qëllimi ynë kryesor është që ta ngrisim qytetarin në piedestalin më të lartë ë jetës politike. Në 20 vjeçarin e kaluar, partitë politike rrëmbyen gjithçka dhe nuk lanë hapësirë për të vërtetën e qytetarëve”, deklaroi nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.
Popovski mbrëmë ka realizuar takim edhe me qytetarët e Tetovës, i cili njëherit i ka falënderuar të gjitha komunitetet që jetojnë në Tetovë, për përkrahjen që i dhanë partisë Opsioni Qytetar për Maqedoninë.
Kandidati presidencial, Popovski, garantoi para simpatizantëve të Tetovës, se kabinetin presidencial do të ofrojë kushte për krijimin e prioriteteve kyçe nacionale. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
