Ministria e Shëndetësisë rekomandon: shtatzënat dhe të sëmurit të lirohen nga puna
Për shkak të përfshirjes së vendit nga temperatura të larta të fazës portokalli, Ministria e Shëndetësisë rekomandon nga detyrimet...

Për shkak të përfshirjes së vendit nga temperatura të larta të fazës portokalli, Ministria e Shëndetësisë rekomandon nga detyrimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeç.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë rekomandon punëdhënësit t’a riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.
MSh rekomandon edhe që të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11 deri në ora 17, ndërsa kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë dhe të mos i praktikojnë aktivitetet fizike në këtë periudhë.
