Maqedoni

Tregu në Bit Pazar, çmime të lira, por nuk ka blerës

17.06.2016 15:50

Edhe pse jemi në Muajin e Ramazanit, kur zakonisht kërkohet diçka më shumë në tryezë, tregtarët ankohen se nuk ka shitje dhe nuk vërehet kërkesë e shtuar e konsumatorëve për produktet në treg...

Kjo situatë, sipas tyre, vjen nga kushtet e dobëta financiare të blerësve që fare nuk afrohen nëpër tezgat e tyre edhe përkundër ofertave të lira.  
 
“Normal, çmimet siç do ditë, pjeshkat 3-100, 2-50, nuk është shitja si vitet tjera, sepse popullata nuk kanë para, por çmimet nuk janë të larta, për çdo ditë vijnë gjerat e freskëta”,- deklaroi një shitës. 
 
“Çmimet janë lira, domatet 25-30 den.”,- tha një shitës. 
 
“Ka shitje dhe gjithçka është e freskët. Nga viti i kaluar nuk ka ndryshime të çmimeve”,- theksoi një shitës.
 
“Lirë janë shumë, 40 den.”,- u shpreh një shitës. 
 
“Mjaftë lirë janë çmimet, lakrën 20 den. e kemi, por shitje ka shumë pak në krahasim me vitet e kaluara”,- tha një shitës.
 
Konsumatorët e anketuar nga TVM2 thonë se çmimet janë mesatare, mirëpo çdoherë për festa në vend se të lirohen çmimet, ato shtrenjtohen.
 
“Për mua çmimet janë mesatare, por në çdo festë i shtrenjtojnë çmimet”,- u shpreh një blerës.
 
“Kur vijnë festat, çdoherë është më shtrenjtë”,- theksoi një blerës.
 
Në tregun në Bit Pazar zakonisht blejnë qytetarët që kërkojnë ndonjë produkt më të lirë. Por, edhe ata që e vizitojnë këtë treg thonë se marrin sasi të pakta të gjërave më të domosdoshme, pasi rrogat dhe pensionet e ulëta u pamundësojnë të blejnë ndonjë gjë më shumë, madje ndonjëherë nuk kanë para as për të blerë gjërat e nevojshme dhe kufizohen vetëm me blerjen e artikujve të patjetërsueshëm ushqimor. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI