Botë
Britani, homazhe për deputeten e vrarë
17.06.2016 15:55
Në Britani janë zhvilluar homazhe për deputeten laburiste, Jo Cox, e cila u vra të enjten në mes të rrugës, pasi u qëllua me armë zjarri dhe u godit me armë të ftohta...

Bashkëshorti i saj tha se Cox kishte luftuar për një botë më të mirë.
Mediat britanike raportojnë se vrasësi thirri dy herë “Britania e para”, ndërsa sulmonte deputeten. Një 52-vjeçar i identifikuar si Thomas Mair është arrestuar për sulmin.
Cox është deputetja e parë në detyrë që vritet që prej vitit 1990, kur Ian GoU ishte i fundit i një vargu politikanësh të vrarë nga grupet terroriste irlandezo-veriore.
Policia britanike deri tani nuk ka diskutuar për motivet e sulmit, pavarësisht raporteve se i arrestuari kishte simpati për grupet e ekstremit të djathtë.
Por, partia e djathtë “Britania e Para”, publikoi një komunikatë me të cilën dënoi vrasjen dhe tha se nuk kishte të bënte fare me ngjarjen.
Në fillim të vitit, një person mori urdhër kufizimi pasi Jo Cox i tha policisë së kishte marrë mesazhe kërcënuese.
Por, policia britanike deklaroi se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person që u arrestua në Birstall.
