Maqedoni

Grupi i Vishegradit: Maqedonia e ka vendin në NATO dhe BE

17.06.2016 15:56

Maqedonia e ka vendin në NATO dhe në BE po aq sa edhe vendet tjera të Ballkanit, vlerësojnë nga grupi i vendeve të Vishegradit, të cilët këtë vit e shënojnë 25 vjetorin e formimit...

Por, ata thonë se çështjet më serioze të cilat Maqedonia duhet t’i tejkalojë për pranim në këto dy organizata janë çështja me Greqinë dhe kriza e brendshme politike.
 
“Maqedonia nga pikëpamja ime bën pjesë edhe në NATO edhe në BE. Maqedonia është një kandidat mirë i përgatitur, por duhet të zgjidhni problemin me Greqinë në një fare mënyrë dhe të përballeni me disa çështje të brendshme të lidhura me qeverisjen e mirë. Katër vendet e Grupit të Vishegradit së bashku janë të gatshme për të ndihmuar”,- deklaroi ish këshilltari i kryetarit të Sllovakisë, Pavoll Demesh.
 
Evropa po përballet me krizë të refugjatëve, terrorizëm dhe probleme të tjera ekonomike, por anëtarësimi i sa më shumë shteteve të Ballkanit në NATO do të shtojë sigurinë. 
 
“Hungaria është për zgjerimin e dy organizatave, NATO-s dhe BE-së, gjithashtu besojmë se nëse zgjerimi do të shtohet më tej në të ardhmen, kjo mund të jetë situatë shumë e rrezikshme për vendet pro-evropiane dhe pro-atlantike. Duhet të jepen metoda dhe data të caktuara për vendet kandidate të cilat presin të kyçen në këto organizata. Qeveria aktuale e Hungarisë është absolutisht për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”,- tha shefi i Institutit për Politikë të Jashtme të Hungarisë, Marton Shoberll.
 
Edhe pse BE-në e pret një kohë e pasigurt pas referendumit të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian, prapë se prapë vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, thonë nga Grupi i Vishegradit, që premtojnë në të ardhmen se do të zgjerojnë bashkëpunimin me vendet e Ballkanit. 
 
ERSAN PAJAZITI