Botë

Kriza e emigrantëve, “Mjekët pa kufij” refuzojnë fondet e BE-së

17.06.2016 15:57

Numri i emigrantëve që largohen nga luftërat dhe varfëria, veçanërisht nga Siria, për të kaluar në Evropë, është më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore...

Organizata humanitare “Mjekët pa kufi” i cilëson të turpshme politikat evropiane ndaj emigrantëve dhe intensifikimin e përpjekjeve për të nxitur kthimin pas të tyre nga brigjet evropiane.

Dhe për të kursyer, ajo proteston duke refuzuar paratë e Bashkimit Evropian. Vitin e kaluar, “Mjekët pa kufij” mori 63 milionë euro nga Bashkimi Evropian, kurse sot njofton se i refuzon të gjitha fondet nga BE dhe shtetet anëtare të saj.

Në një konferencë për shtyp, Jerome Oberreit, sekretar i përgjithshëm i organizatës humanitare, tha se marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian shkon kundër parimeve themelore të ofrimit të ndihmës për njerëzit në nevojë.

Ai shtoi se marrëveshja nuk bën asgjë tjetër përveçse tregon mangësitë kronike të politikës së BE-së.

“Mjekët pa kufij” ka nënvizuar se asnjë nga pacientët e saj nuk do të preket nga ky vendim dhe se organizata do të mbulojë të gjitha nevojat me rezerva për një afat të caktuar.

GAZMEND REXHEPI