Tetovë, sulmi ndaj policëve, dorëzohet personi i katërt i mitur
Në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar edhe personi i katërt, i përfshirë në sulmin ndaj policëve...

Në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar edhe personi i katërt, i përfshirë në sulmin ndaj policëve, të cilët ishin në detyrë, në momentin kur ndaj tyre një familje ushtroi dhunë, duke i sulmuar me shufra metalike.
Ai është i mitur dhe dyshohet për bashkëpjesëmarrës në sulmin ndaj policëve, njëri nga të cilët përfundoi me lëndime serioze dhe është në rrezik jete.
Lajmi për dorëzimin e tij është bërë i ditur nga SPB e Tetovës. Në këtë rast, policia duhej që të arrestonte 40 vjeçarin, I. I.
Ata u sulmuan nga babai A. I., 69 vjeçar, ndërkaq në përleshje janë përfshirë edhe E. J., 36 vjeçar, dhe i mituri. Që të gjithë kanë marrë paraburgim 30-ditor.
