LSDM i kundërpërgjigjet VMRO-së: të gjithë kriminelët do të përgjigjen para drejtësisë
LSDM i është kundërpërgjigjur akuzave të VMRO-së se opozita kontrollon vendimet e PSP-së.

“VMRO-DPMNE është e dëshpëruar dhe kjo u tregua edhe në pres konferencën e sotme ku kreu i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, dëshpërimisht u mundua të mbrojë kriminalitetin e Talevskit”,- kundërpërgjigjen nga LSDM.
“Kryesia e VMRO-së nuk ka kapacitet të kuptojë se kriminaliteti nuk mbrohet me pres konferenca”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Me hedhjen poshtë të abolimit të Gjorge Ivanovit, u shuan edhe shpresat e fundit të Nikolla Gruevskit dhe bandës së tij kriminale që drejton VMRO-në, se mund të shpëtojnë nga përgjegjësia. Drejtësia në Maqedoni, ngadalë po sigurt, po vihet në vend. Ka ardhur koha që të gjithë ata që kanë shkelur ligjet, të përgjigjen para drejtësisë. Kjo vlen edhe për Talevskin, i cili duhet urgjentisht të japë dorëheqje. Nuk ka shpëtim për kriminelët, duhet të përgjigjen për krimet”,- thonë nga LSDM.
