Maqedoni
Breth: Fushata po shkon në rregull
26.03.2014 18:25
Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth, ka dhënë vlerësimin e tij për ecurinë e fushatës për president në ditët e para të saj...

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth, ka dhënë vlerësimin e tij për ecurinë e fushatës për president në ditët e para të saj.
“Gjatë kësaj ligjërate, do të përqëndrohem te zgjedhjet dhe do të njoftojmë të pranishmit, sidomos të rinjtë, lidhur me rolin tonë në këtë proces dhe në përgjithësi cili është misioni ynë në këtë shtet. Sa i përket kampanjës që sapo ka filluar, t’ju them se përveç OSBE-së, është zyra e OSBE/ODHIR-it dhe ata mund të japin vlerësime. Ata takohen veç e veç me kandidatët dhe mund të japin më shumë informata. Por, mund them se deri tani, fushata shkon në rregull dhe në mënyrë paqësore”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth.
Breth ka komentuar edhe bojkotin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së.
“Është vendim i tyre se si do të marrin pjesë në zgjedhje, pra do të bojkotojnë apo jo është vendim i partive politike dhe si do të udhëzojnë elektoratin e tyre, por gjithçka pritet të shihet se si do të rrjedhin punët në këtë drejtim vetëm atë ditë kur do të mbahen zgjedhjet”, shtoi ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth.
Këto komente, ambasadori Breth i bëri në një ligjëratë para studentëve të UEJL-së. (Miftar Emini, TVM2)
