Maqedoni
Vera erdhi- mjekët: Kujdes me konsumimin e produkteve ushqimore
18.06.2016 15:25
Kujdes para konsumimit të produkteve ushqimore gjatë stinës së verës, sepse komplikacionet në shëndet që mund të ndodhin gjatë kësaj stine janë të mëdha...

Mjekët për TVM-2 thonë se temperaturat e larta dhe konsumimin e produkteve të caktuara ushqimore, mund të krijojnë një sërë problemesh.
Andaj ata u apelojnë qytetarëve që gjatë ditëve të nxehta të konsumojnë ushqime sezonale të pasura me ujë, pemë dhe perime, ndërsa të shmangin ushqimet e nxehta, të skuqurat dhe ushqimet e “bardha” si orizi, buka, sheqeri dhe gjitha llojet e embëlsirave.
“Me përdorimin e ushqimeve të mbetura prej një ose dy ditë para, dhe prej ushqimeve jo të freskëta shpeshherë mund krijohen probleme të mëdha shëndetësore në sistemin gastrointestinal që kryesisht paraqiten me simptome të vjelljes dhe dijares, e cila zgjatë 2 ose 3 dit, por e njëjta mund të zgjate edhe më shumë nësë bëhet fjalë për produktet e qumshtit dhe të mishit. Ushqimet që ka qendruar 2 ose 3 ditë në frigorifer mund tu krijon qytetarëve probleme të mëdha në shëndet. Ata mund të konsumojnë mish por i njëjti duhet të jetë i freskur dhe i zijr në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë i forguar, nuk duhet të konsumojnë gjithahtu pashteta as produkte të tjera të konservuara gjatë stinës së verës”, shprehet mjekja Sefjane Belçishta.
Më të rrezikuar ndaj të nxehtit, janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatëzëna, thonë mjekët.
Kjo për shkak se të tre kategoritë në të shumtën e rasteve kanë imunitet të dobët e janë më të predispozuar për tu prekur dhe për të pasur komplikacione më të mëdha.
“Më të rrezikuara janë gratë shtatëzanë, fëmijët e vegjël prej 0 deri më 3 vjeç. Te fëmijët e vegjlë nëse kanë një simtom me dihidrim ose dijaere, duhet patjetër të paraqiten te mjeku, ndërsa te fëmijët mbi 3 vjet mund të paraqiten në telfon dhe tu tregojmë se çfarë të bëjnë. Grup tjetër të rrezikuar dhe pacientet me kardiovaskular me sistemin nefropati që kanë pacientet si dhe pacientet me alergjik dhe asma për shkak nxetit të madh dhe më të rrezikuara janë edhe dijabetikët që kanë nevojë për emblërsira”, shprehet mjekja Sefjane Belçishta.
Mjekët u rekomandojnë qytetarëve që çdo ndryshim i vogël shëndetësor që zgjatë më shumë se dy ditë në kohë ta paraqesin te mjeku amë.
Këshilla më e rëndësishmë për të gjithë kategoritë e njerëzve gjatë stinës së verës është që të konsumohen sa më shumë lëngje, veçanërisht ujin natyral.
REXHEP QAMILI
