Maqedoni

Pushimet po afrojnë eksploroni Shqipërinë, është bukur dhe lirë

18.06.2016 15:36

Vera po afron dhe bashkë me ditët e nxehta shtohen pyetjet se ku do ti kalojmë pushimet...

Oferta nga më të ndryshmet sheh në cdo faqe internet, me cmime për cdo xhep. Megjithatë ende shumë pak njerëz planifikojnë pushimet më herët.
 
Zakonisht të shumtët, mendojnë se ku do të shkojnë verës vetëm në sekondën e fundit.
 
Gjithsesi pushimet varen nga sasia e të hollave të cilat janë përcaktuesi kryesor se ku do të shkojmë këtë verë . Agjencitë turistike presin muajt e verës për të shtuar fitimet. Ofertat përfshijnë paketa nga ato vetëm për udhëtime dhe fjetje e deri tek ofertat me gjithcka të përfshira në cmim. Destinacionet kryesore vazhdojnë të mbeten Turqia dhe Shqipëria.
 
“Këtë vit destinacion më i kërkuara është Turqia,se cmimet janë shumë të mira dhe të lira në krahasim em vitin e kaluar…Cmimi minimal për në Turqi një paket aranzhman për 7 ditë është rreth 270 euro hotel em katër ose pesë yje.Shqipëria cmimet i ka si vitin e kaluar, rreth 25 euro me pansion të plotë për një person varet nga hoteli varet nga kërkesa kemi apartmane që janë 15 euro me tre –katër krevatë…duke filluar nga Durrësi ,Kavaja ,Shën Gjini, Saranda, Ksamili sivjet edhe Dhërmia dhe Vlora”, theksoi Liridona Aliu nga angjencia “Mërgimi”.
 
Qytetarët e anketuar nga TVM2, me gjithë dëshirën e madhe për të shijuar detin dhe plazhin ata  thonë se nuk u mjaftojnë kushtet financiare  dhe mendojnë të vizitojnë pishinat e afërta  për tu freskuar në vapën e madhe. 
 
“Unë jam e Shqipërisë jam e vendit tim, shkoj te vendlindja ime po ka dikush që ka nevojë por kur si ka kushtet të shkojë,nuk është edhe aq shtrejt por kur nuk ka populli buk për të ngrënë cdokush ka dëshirë të bëjë pushim..Plazhin e kam qef krejt adhuruesit në qoftë se shkojnë aty do të bëjnë plazh të mirë”, shprehet qytetarja. 
 
“Nuk mjaftojnë paratë për pushim veror, pensioni im më harxhohet për dy dit”, theksoi qytetari.
 
“Kemi punë,nëpër pishina të afërta po”, shprehet qytetari.
 
Gjithsesi këshilla jonë për shikuesit e TVM 2 është që edhe sivjet të hidhni sytë nga Shqipëria. Por jo në destinacionet tashmë të njohura Durrësi, Vlora,  Saranda apo Shëngjini. 
 
Guxoni sivjet të eksploroni edhe veriun për të kaluar një verë ndyshe apo ndoshta edhe vendet pranë qyteteve të njohura por të cilat nuk I keni ditur që ekzistojnë.  
 
Eksploroni vendet historike, qytetet e vogla që do t’ju ofrojnë një verë ndyshe me mikrpitjen e mrekullueshme shqiptare. Dhe mos harroni, merrni një libër me vete për të kaluar më lehtë ditët e gjata të verës nën diell. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI