Botë

Bruksel, 12 të arrestuar për lidhje me terrorizmin

18.06.2016 15:44

Në kuadër të një operacioni masiv antiterror, policia belge ka arrestuar 12 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin sulme terroriste...

12 të arrestuarit ishin në mesin e 40 personave që u ndaluan për tu marrë në pyetje.
 
Policia realizoi kontrolle në 16 komuna, kryesisht rreth Brukselit, ndërsa ra në sy sidomos kontrolli i 152 magazinave të dhëna me qira.
 
Prokurorët belgë thanë se gjatë këtij operacioni nuk u gjetën armë apo eksplozivë. Hetuesit belgë thanë se operacioni u krye pas hetimeve intensive që dolën në përfundimin se ishte e nevojshme një ndërhyrje e shpejtë.  
 
Disa media, raportuan ditë më parë se policia belge kishte marrë informacione se një grup militantësh nga Shteti Islamik ishte nisur nga Siria drejt Europës me qëllimin për të kryer sulme terroriste në Belgjikë dhe Francë.
 
Transmetuesi publik i Belgjikës, ka raportuar se disa nga të arrestuarit janë të dyshuar se kishin planifikuar sulm në Bruksel këtë fundjavë.
 
GYLTENE SINANI