Maqedoni

Testimi ekstern, prej dje janë publikuar rezultatet

18.06.2016 15:51

Prej dje janë publikuar notat e testimit ekstern për nxënësit e shkollave follore dhe të mesme të vendit...

Si rëndom notat janë publikuar në hyrje të shkollave, ku nxënësit mund ti shohin rezultatet e arritura. Nxënësit e anketuar kryesisht shprehen të kënaqur me rezultatin e arritur.
 
“Shoqëri dhe matematik, kam marr 5-5.
 
Tani do të shoh dhe shpresoj të kem note të mirë.E gjete? Po 4-4, aq sa e kam pritur aq ka dalur. 
 
Po kam dy pesa dhe jam e kënaqur. 
 
Po mir tresh dhe pesë, jam i kënaqur”, shprehen nxënësit.
 
Megjithatë, ata që nuk janë të kënaqur me rezultatet, nga e hëna do të mund të parashtrojnë ankesa.
 
Testimi ekster u realizua prej 7 deri më 11 qershor, me çrast testimit iu nënshtruan rreth 178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të vendit.
 
Për semimaturantët rezultatet e testimit u publikuan katër dit më herët, për shkak të regjistrimit në shkolla të mesme, në bazë të konkursit të shpallur për 28 dhe 29 qershor. 
 
GYLTENE SINANI