Maqedoni

Shoqata Çamëria dhe PDIU, çështja çame po ndërkombëtarizohet

18.06.2016 16:02

Shoqata Çamëria dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë nënshkruar një memorandum bashkëunimi...

Shoqata Çamëria dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë nënshkruar një memorandum bashkëunimi, i cili ka për qëllim avancimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e përfundimtare të saj.
 
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi me këtë rast tha se çështja çame gjithnjë e më shum po ndërkombëtarizohet.
 
Madje sipas tij ndërkombëtarizimit po i kontribuojnë edhe reagimet e zyrtarëve grek, si në rastin e reagimit pas publikimit të një banderole në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.
 
“Politika zyrtare e Athinës madje është duke na bërë një shërbim të madh. Ka gjetur, nuk dij se si edhe një banderolë që denonconte gjenocidin grek, vendosur nga tifoz, zvicerjan, shqiptar, apo evropjan dhe po kërkon që të na denoncojë në UEFA. Po na bëjnë një shërbim të madh ndërkombëtar për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, shprehet Shpëtim Idrizi nga PDIU.
 
Njëherit PDIU dhe Shoqata Çamëria paralajmëruan hapjen e një portali onlajn për regjistrimin e çamëve dhe pronave të tyre, që u janë marrë padrejtësisht nga Greqia. 
 
ERSAN PAJAZITI