Botë

Kina dhe Serbia, deklaratë për partneritet strategjik

18.06.2016 16:41

Kina dëshiron të thellojë mardhëniet me Serbinë, deklaroi Presidenti i Kinës, Xi Jinping në Beograd...

Kina dëshiron të thellojë mardhëniet me Serbinë, deklaroi Presidenti i Kinës, Xi Jinping në Beograd, pasi me homologun e tij serb Tomisllav Nikolliq e kanë nënshkruar deklaratën e partneritetit strategjik, së bashku me 22 marrëveshje dhe memorandume për ekonomi, energji, financa, infrastrukturë, mbrojtje, kulturë dhe media.

U nënshkrua edhe memorandum që parasheh Beogradi të shëndrrohet në qendër prej ku do të distribuohen 10 miljard euro që Kina I parasheh për investim në infrastructure dhe komunikacion, nëvendet e evropës qëndrore dhe lindore.

Zhvillimi i raporteve të dyanshme ndërmjet Kinës dhe Serbisë, është i bazuar në “projekte të mëdha” dhe se Serbia ka vend të rëndësishëm në planin afatgjatë të Kinës për thellimin e raporteve tregtare dhe hapjen e tregjeve të reja.

Poashtu presidenti kinez tha se mbështet synimin e Beogradit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai nuk la pa përmendur edhe angazhimin për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe Kinës duke pretenduar në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti kinez dje arriti në Beograd për vizitë triditëshe në Serbi, që është vizita e parë e një presidenti të Kinës në këtë vend, prej vitit 1986.

Prej vitit 2009, Kina ka investuar më tepër se 1 miliard dollarë në Serbi. Pas Serbisë, presidenti i Kinës do të vizitojë Poloninë ndërsa turneun e tij do ta mbyll me qëndrim në Kazakistan.

ERSAN PAJAZITI