Maqedoni

LSDM kërkon dorëheqjen e Talevskit, VMRO akuzon Zoran Zaevin për korrupcion

18.06.2016 17:45

LSDM ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Manastirit Vlladimir Talevski, pas vendimit gjyqësorë atij ti shqiptohet masa e burgut shtëpiak...

LSDM ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Manastirit Vlladimir Talevski, pas vendimit gjyqësorë atij ti shqiptohet masa e burgut shtëpiak, për rastin e ngritur nga Prokuroria Speciale Transportuesi, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve.
 
Manastiri nuk duhet të jetë peng I kryetarit Talevski, ndërsa anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-së të mos I mbështesin kriminelët deklaroi nënkryetari I LSDM-së Aleksandar Kiracovski.
 
“Të kota janë dështimet e Gruevskit që nëpërmjet të tjerëve ta mbroj bashkëpunëtorin Talevski. LSDM nuk e ka detyruar ish minsitrin e financave Zoran Stavrevski ta quaj Blladimir Talevskin Kriminel dhe të vërtetoj se çmimi për transportin e nxënësve në Manastir është dhjet here më i lartë nga çmimi real. LSDM nuk e ka bindur as Zoran Ilioskin deputet aktual I VMRO-DPMNE-së I cili votoi për ligjin për Prokurorinë Speciale, të thot se Talevski nuk ka punuar asgjë në mandatin e tij. I gjith opinion I ka dëgjuar. Është për të ardhur keq që tani i njejti Ilioski po i lejon Gruevskit ta nënçmoj me deklarata kontradiktore”, shprehet deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.
 
Por nga VMRO kundërpërgjigjen se, LSDM është peng e kriminelit të vetëm të falur në Maqedoni dhe kërkuan dorëheqjen e liderit të LSDM-së Zoran Zaev.  
 
“Nuk keni fytyrë të kërkoni dorëheqjen e Vlladimir Talevskit derisa Zoran Zaev nuk jep dorëheqje kryetar I Strumicës dhe nuk I kthen 8 miljonë eurot e vjedhura që me ato të ndërtohen çerdhe, shkolla, spitale, e jot ë shkatroohet shteti. Madje edhe Zoran Zaev e ka të qartë se tentimi për përndjekje politike të Vlladimir Talevskit, është pa bazë dhe nuk mbështetet me asnjë argument të qëndrueshëm”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski.
 
Ndërkohë deputeti tjetër I VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev ka akuzuar liderin socialdemokrat ZAev se në cilësinë e kryetarit të strumicës se ka nënshkruar marrveshje me një firmë për shërbim të cilin qytetarët nuk e kanë shfrytëzuar.
 
“Për vitin 2014 dhe 2015 komuna e strumicës ka nënshkruar marrveshje për furnizim public për transport të nxënësve, përkatësisht fëmijë me nevoja të posaçme në shkollën fillore Sando MAsev dhe të punësuarit në adminsitratën komunale. Marrveshja është nënshkruar me kompaninë Triterol që është pjesmarrëse e vetme në tender në vlerë prej 1 miljon e 864 mijë e 800 denar.Mjetet janë siguruar, por fshehtësi publike është se fëmijët dhe të punësuarit nuk e marrin shërbimin respektivisht nuk ka transport”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vasil Pashev.
 
Por në kundërpërgjigjen e komunës së Strumicës thonë se pretendimet e VMRO-së që i paraqiti Pishev janë shpifje të pa baza.
 
E vërteta është se në tenderin e shpallur nga komuna e Strumicës për transportin e fëmijëve me nevoja të posaçme kompania Triterol nuk është paraqitur që nënkupton se nuk mund të kryej shërbime.
 
Nëse do të kishte diçka të kundërligjshme deritani mesiguri do të ishte sanksionuar.
 
ERSAN PAJAZITI