Botë
Francë, dëbohen 20 tifoz rus për në Moskë
18.06.2016 17:52
Një grup prej 20 tifozësh rusë të futbollit janë dëbuar nga Franca, me aeroplan për në Moskë, pasi autoritetet franceze i kanë akuzuar ata për përfshirje në huliganizëm...

20 perosnat në fjalë ishin pjesë e një grupi më të madh të rusëve që të martën ishin arrestuar nga autoritetet e Francës, pas dhunës lidhur me ndeshjen e futbollit të së shtunës ndërmjet Rusisë e Anglisë, që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Tre simpatizues të tjerë janë dënuar për shkelje lidhur me dhunë dhe janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej një dhe dy vjetësh.
