Maqedoni

“Revolucioni Laraman”, skadoi ultimatumi, të hënën protesta

18.06.2016 18:29

Ultimatumi i “Revolucioni Laraman” skadoi pa plotsimin e kërkesave kryesore si konstatimi i kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale dhe mosndjekja e protestuesve...

Pas skadimit të ultimatumit dhe mosplotësimit të kërkesave ata bëjnë thirrje për protestë masovike për ditën e hënë.

“Këtij pushtetit të korruptuar dhe kriminel i dhamë kohë më shumë se sa duhet që t’i dëgjojë kërkesat tona. Ata janë të shurdhër përpara qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që ato mendojnë janë sa më shpejtë t’i ikin drejtësisë. Prokuroria Speciale është drita e parë në këtë errësirë juridike në të cilën jetojmë. Pas vendimit të sotëm të GJykatës Kushtetuese që të mos e vendosë në rend dite Prokurorinë Speciale për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj, shihet se Gruevski dhe bashkëpunëtorët tentojnë që ta shfuqizojnë PSP-në, kur më së paku do ta presim”, thonë nga Revulucioni Laraman.