Botë

Morsi dënohet me burg të përjetshëm për shkak të spiunimit

18.06.2016 19:42

Gjykata egjiptiane e dënoi sot ish presidentin e këtij vendi Mohamed Morsi me burg të përjetshëm për shkak të spiunimit...

Gjykata egjiptiane e dënoi sot ish presidentin e këtij vendi Mohamed Morsi me burg të përjetshëm për shkak të spiunimit, ndërsa gjashtë persona të tjerë  janë dënuar me dënime me vdekje.
 
Gjykata e liroi Morsin nga akuza se u ka dorëzuar autoriteteve të Katarit dokumente të besueshme, por e dënoi me burg të përjetshëm për shkak të udhëheqjes së organizatës ilegale "Vëllazëria myslimane".
 
Gjashtë të dënuarit me dënim me vdekje, mes të cilëve janë dy të punësuar në televizionin "Al Xhazira" janë shpallur fajtorë sepse gjatë udhëheqjes së Morsit kinse kanë nxjerrë dokumente nga sektori për siguri kombëtare deri te autoritetet në Katar, si dhe të "Al Xhazirës", selia e së cilës gjendet në Doha.
 
Ato janë dënuar  në mungesë, ndërsa ende kanë të drejtë të ankesës.
 
Morsi në korrik të vitit 2013 është rrëzuar nga pushteti me grushshtet, ndërsa veçmë është dënuar me dënim me vdekje në një rast tjetër gjyqësor./mia