Maqedoni
Linjë e re ajrore Bruksel-Ohër
19.06.2016 15:43
Me arritjen e grupit të parë të turistëve nga Brukseli në aeroportin e Ohrit "Shën Apostul Pali" do të shënohet fillimi i linjës ajrore Bruksel-Ohër...

Turistët në aeroportin e Ohrit do të arrijnë nesër në mëngjes me turoperatorin "Tomas Kuk".
Në fillimin zyrtar të kësaj kompanie ajrore është paralajmëruar fjalim i përfaqësuesve të TAV Maqedoni, turoperatorit "Tomas Kuk", Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe nga vetëqeverisja lokale e Ohrit.
Me vendosjen e kësaj linje ajrore pritet të rritet numri i turistëve nga Brukseli, por edhe destinacioneve të tjera evropiane./mia
