Maqedoni
Tetovë, aksident trafiku, dy të vdekur
19.06.2016 15:46
Jemi në Auto-sdratën Tetovë-Shkupë , pikërisht në vendi ku humbën jetën mbrëmë rreth orës 20...

Jemi në Auto-sdratën Tetovë-Shkupë , pikërisht në vendi ku humbën jetën mbrëmë rreth orës 20, dy të rrijë nga Tetova ,njëri I moshës 20 vjeçare kurse tjetri 25 vjeç.
Tetova është tronditur mbrëmë nga aksidenti I ndodhur afër Zonës Ekonomike të Tetovës , ku si pasoj e humbjes së kontrollit të motoçikletës nga ana e vozitësit , humbën jetën , Abili Asani 25 Vjeç, dhe Arben Belica 20 vjeç .Ky aksident u konfirmuar edhe nga SPB-ës Tetovë.
“Dy udhëtarët e motoçikletës, vozitësi dhe bashkë udhëtari gjatë aksidentit kanë marrë lëndime të rënda trupore, me çka kanë ndërruar jetë në vendngjarje me ç`rast mjekët e spitalit klinik të Tetovës të cilët edhe arritën për kohë të shkurtër vetëm se e kanë konstatuar vdekjen e tyre. Është duke u hetuar shkaku i aksidentit rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër. Me urdhër të prokurorit publik dy trupat e pajetë të të rinjve iu janë dorëzuar familjarëve për varrim”, shprehet zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifosk.
Varrimi i dy të rinjve u bë sot pasdite në Tetovë .Njëherit policia apelon tekë të gjithë vozitësit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat e komunikacionit , dhe të jenë më të kujdesshëm.
VISAR SADIKI
