Maqedoni

Pa ujë nesër shumë pjesë të Shkupit

19.06.2016 16:20

Pa ujë nesër nga ora 22:00 deri në përfundimin e punëve do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Hasanbeg, Inxhikovë dhe Stajkovci...

Pa ujë nesër nga ora 22:00 deri në përfundimin e punëve do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Hasanbeg, Inxhikovë dhe Stajkovci, lagjet Çento dhe Ekonomi, në komunën Gazi Babë.
 
Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të lidhjes së rrjetit të vjetër me të ri të ujësjellësit me diametër F-400 në udhëkryqin nga rrugët "Maxhari" dhe "Metodija Andonov Çento"./mia