Botë
Belgjikë, tre të akuzuar për tentim vrasjeje terroriste
19.06.2016 17:47
Tre shtetas të Belgjikës, janë arrestuar mbrëm, nën akuzën për përpjekje për kryerje të vrasjeve terroriste dhe për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit terrorist...

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e prokurorit federal të Belgjikës e cila njëherit thotë se nëntë të dyshuar të tjerë, që ishin arrestuar gjatë bastisjeve natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, janë liruar.
Gjatë këtyre bastisjeve në gjithë Belgjikën, ishin arrestuar gjithsej 12 persona të dyshuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste.
