Botë

Një fermer kolumbian e pranoi vrasjen e 20 njerëzve

19.06.2016 18:03

Një fermer kolumbian e pranoi se ka vrarë 20 njerëz mes të cilëve edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe një zyrtare në komunë...

Burri është arrestuar në fermë në komunën verilindore Guarne rreth 25 km. nga Medelin.
 
"Të gjithë personat e vrarë i ka varrosur në fermën e tij", kumtoi policia. Vrasësi është identifikuar si Hajme Ivan Martines (44). Policia tani për tani nuk kumtoi për motivet e vrasjeve./mia