Maqedoni
Kumanovë: Iftar në sheshin e qytetit
19.06.2016 17:31
Në organizim të Forumit Rinor Islam dhe Komunës së Kumanovës për herë të nëntë me radhë u shtrua iftari i përbashkët tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit...

Edhe sivjet, nën moton “Të festojmë së bashku për të njëjtin qëllim, të ndajmë kënaqësinë e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellët”, ky iftar u mbajt në qendër të qytetit të Kumanovës.
Fjalë përshëndetëse, pas iftarit, mbajti kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani,pastaj kryetari i FRI-së Dega në Kumanovë, Liridon Ismaili , ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse, Arbër Ademi, zëvendës kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, përgëzoi organizatorët për një organizim të këtillë
Në iftar ishin prezent mbi 600 qytetarë të Kumanovës dhe Likovës, të përkatësive të ndryshme fetare e kombëtare, përfaqësues të institucioneve lokale e shtetërore , sektorit civil, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse e Kumanovës.
NEXHAT AQIFI
