Maqedoni

“Jugohromi”, afatet kalojnë, filtrat askund

19.06.2016 17:42

Deri sa qeveria e R. Maqedonisë të marr vendimit për fatin e kombinatit Jugohrom, i njëjti vazhdon të tymos përsëri pjesën e Pollogut...

Nga rihapja e fabrikës Jugohrom , është kthyer përsëri ndotja e ajrit në qytetin e Tetovës.
 
Filtrat nuk janë vënë megjithëse fabrika punon. Drejtues të resorit të ekologjisë në më shumë mandate kanë premtuar se do ta detyrojnë Jugohromin të respektojë ligjin, por  megjithëse dimrit fabrika u mbyll për pak kohë për shkak të ndotjes enorme të Pollogut, drejtuesit e saj vazhdojnë të mos përfillin asnjë nga afatet e dhëna nga qeveria për vendosjen e filtrave.
 
Tashmë për vite me radhë  drejtuesit e Jugohromit vetëm premtojnë se do të fillojnë të punojnë për vendosjen e filtrave por nuk ndërrmarin asgjë. Javën e kaluar, drejtori gjeneral I Jugohromit, Vasko Skenderovski , dha një datë konkrete.  Ai premtoi se zbatimi I planit për filtrat do të fillojë më 25 qershor.
 
“Mendoj se aktivitetet për ndërtim duhet ti fillojmë si e patëm planin diku kah data 15 e këtij muaji por mendoj se kah 25 Qershori do fillojmë edhe zyrtarisht ndërtimin sepse tanimë kemi nënshkruar edhe kontratën për këto aktivitete ndërtimi Ndërtimi i filtrave për furrat 7 dhe 8,  do përfundojnë në kuadër të afatit që e morrëm nga Qeveria, gjegjësisht 31 tetori 2016 e pastaj në fazën e dytë do të ndërtohet sistemi i filtrimit në sektorin e 3 ku është furra e nëntë 9”, shprehet drejtor gjeneral i “JUGOKROM”-it, Vasko Skenderovski.
 
Por nga “Eko guerilla” janë pesimist se Jugohromi do t’iu përmbahet afateve pasi gjithnjë ka kërkuar shtyrje të tyre.
 
Arjanit Xhaferi akuzon ministrat e ekologjisë, që sipas tij , për ironi pothuajse  të gjithë vijnë nga Pollogu, por asgjë nuk kanë ndërmarë ndërmarin për të mbrojtur ajrin që thithin vetë fëmijët e tyre
 
“Më shumë se tre vite ka që po ju jepet afate shtesë , Jugohromit dhe gjatë këtyre tre vitet nuk kanë bërë asgjë , përveç përgatitjes së dokumentacionit për studime të fizibilitetit . Nuk besoj se nga 26 Qershori deri më 31 Tetor të viti 2016-të do të kenë gjithçka gati , do të dëshiroj të ketë gjithçka gati por ajo që shohë unë është edhe një mashtrim i radhës nga ana e Vasko Skenderovskit , dhe tendencë tjetër e qeverisë për ti dhënë një afat shtesë në krizë të shëndetit të qytetarëve të Tetovës.Ministrat që gjate 10 vitet e fundit , që cdo ministër i ekologjisë ka qenë shqiptarë, dhe i vetmi ministër që nuk është nga fusha e Pollogut është Bashkim Ameti të gjithë tjerët kanë qenë nga Tetova dhe Gostiari“, shprehet nga “Eko Guerilla”, Arianit Xhaferi.
 
Arianit Xhaferi akuzon edhe avokatin e popullit I cili sipas tij është kthyer në avokat të qeverisë.
 
Sa ikën ndotja e dukshme të gjithë e harrojnë Jugohromin dhe Tetovën thotë Xhaferi. Gjithesi afati I fundit I dhënë nga qeveria,  për vendosjen e filtrave, është 31 tetor.
 
Për ta respektuar këtë afat, punët duhet të fillojnë këto ditë. Mbetet të shihet nëse gjërat do të lëvizin apo Jugohromi do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të kërkojë afate shtesë nga qeveria, I sigurtë se gjithnjë do të arijë ti mare.
 
VISAR SADIKI