Maqedoni
LSDM, emrimi i gjykatëses Stefanija i kundër ligjshëm
19.06.2016 16:34
Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija e cila e ka shpalliur PSP-në si jokompetente për rastin “Fortesa”...

Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija e cila e ka shpalliur PSP-në si jokompetente për rastin “Fortesa”, është emëruar joligjerisht si gjykatëse për krim të organizuar, nga ana e kryetarit të gjyqit Vlladimir Pançevski deklarojnë nga LSDM.
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov tha se këshilli gjyqësor para dy muajve ka deleguar Stefanian dhe gjashtë gjyqtarë të tjerë në gjykatë e Shkupit për kundërvajtje, por vetëm Pop Stefania para dy muajsh, pa vendim të Këshillit është emruar në sektorin për krim të organizuar.
“Ky emërimi i Pop Stefanias si gjykatëse për krim të organizuar është në kundërtshtim me ligjin e gjyqit, vendimin e këshillit gjyqësor dhe me rregulloren e punës së gjyqit. Gjithashtu joligjor është edhe vendimi të cilën e ka sjellur Pop Stefania të shpallet PSP si jokompetente në lidhje me rastin e shkatërimit të aparaturës për përgjim. Rikujtojmë se në këtë rast të dyshuar janë Gordana Jankullovska dhe Goran Gruevski”, shprehet zëdhënës i LSDM-së, Petre Shilegov.
Nga LSDM thonë se Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 duhet urgjentisht të shfuqizojë këtë vendim, dhe lendën e shkatërrimit të aparaturës për përgjim tia jep ndonjë gjykatësi, I cili gjykon në fushën e krimit të organizuar.
Sipas LSDM-së kryetari I gjyqit Vlladimir Pançevski duhet të respektojë vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe ta kthejë gjykatësen Pop Stefania në sektorin për kundërvajtje, derisa Këshilli gjyqësorë duhet të ngre procedure për punë joprofesionale dhe të kundërligjsahme ndaj gjykatëses Pop Stefania dhe kryetarit të gjykatës themelore Shkup 1 Vlladimir Pançevski.
ERSAN PAJAZITI
