Maqedoni

Familja Aziri nga Dizhoni i Shkupit, jeton në kushte të rënda sociale

19.06.2016 16:47

Në një shtëpi të vjetër, me mure të lagështa dhe orendi të vjetruara, jeton familja 5 anëtarëshme Aziri, nga Lagja Dizhon e Çairit të Shkupit...

Kryefamiljari nuk ka punë të rregullt prandaj kjo familje mezi ia del të sigurojë egzistencën.
 
Zonja e kësaj shtëpie thot se nuk mund të punojë pasiqë duhet të kujdeset për tre fëmijët e vegjël, ndërsa në kushte kur nuk punon as bashkëshorti e kanë mëse të vështirë jetën.
 
“Të gjitha nevojat,smundemi me arrit asgjë me I plotësu nevojat e shtëpisë as unë as burri.A punon burri diçka?Po ka punu por her ka punë her ska,vetëm për të ngrënë për me ndreqë diqka smundet me mbërri.vetëm për ushqim ehde pram në fund mbetëshmi pa ushqim.Në park ka punu dy her ka tre muaj,nga 7 mijë denar të holla ka marrë,ehde unë kur kam punu në markete nga 9 mijë denarë kam marrë por prap në fund të muajit mbetëshmi pa të holla.Aju ka ndodhur që të mbeteni pa ushqim dhe most ë keni çka të vëndoni në sofër ?Po ka ndodh shpeshherë,Fëmijët po I shofin shtëpit e reja e ktu spo ju vihet ehde në shtëpi fëmijëve,thon pse dera e vjetër pse muret janë kështu pse era e keqe I vjenë shtëpisë,posa ta hapësh derën e shtëpisë vjenë era e rëndë era vllagë”, shprehet Gyltene Aziri.  
 
Lagështia ka ndikur edhe në shëndetin e fëmijëve, të cilët shumher janë përballur me sëmundje të ndyshme, madje njëri nga fëmijët ka problem edhe me zhvillimin. 
 
“Më shum nëpër spitale me fëmijët se në ship,se shpija krejt vllagë është se kur mungon gjithëçka  ehde fëmijët nuk janë të shëndetshëm,shpesh sëmurën fëmijët sidomos ma të vegjël kur kanë qen vetëm nëpër spitale se morën bronhit,djali I dytë ka problem me këmbën prej kur ka lindur kështu është,njërën anë të nervit e ka më të dobët,terapi duhet mi bap or duhet kushte.e kam qu në doctor port ha se duhet ushtrime mi ba duhet ta qojmë ne notim që ti zhvillohen muskujt se shum të dobët I ka muskujt e këmbëve por edhe të gjith trupit”, shprehet Gyltene Aziri.  
 
Edhe vogëlushja 2 vjeçare Berna dhe vëllezërit Samirin 9 vjeç dhe Sakipin 11 vjeç, si gjith fëmijët e tjerë dëshirojnë dhe meritojnë një jetë sa më të lumtur.
 
Kjo është edhe dëshira prindërve të tyre, të cilët të vetëm nuk poi a dalin, prandaj apelojnë për ndihmën e bëmirësve. Këtë familje mund ta gjeni në Lagjen Dizhon, rr. 7 nr. 13, në Çair të Shkupit.
 
GYLTENE SINANI