Maqedoni

Maqedonia të hënën në axhendën e BE-së, Ruzhin: Do kërkohet implementimi i Përzhinës

19.06.2016 18:56

Fakti që Maqedonia gjendet ndër pikat kryesore të seancës së Këshillit të Minsitrave për Punë të Jashtme...

Fakti që Maqedonia gjendet ndër pikat kryesore të seancës së Këshillit të Minsitrave për Punë të Jashtme, në kuptim të  zgjidhjes së krizës nuk është reputacion i mirë për shtetin, por  nga ana tjetër, vënia e Maqedonisë në axhendën e séances së Këshillit për Punë të Jashtme,  nënkupton vullentin e BE-së për të kontribuar në zgjidhjen e krizës thekson analisti politik, Nano Ruzhin.
 
Sipas tij, për herë të dytë pas konfliktit të 2001-shit, Këshilli i Minsitrave po merret me Maqedoninë kaq seriozisht, marrë parasysh faktin se në seanca të këtilla, në rend dite vendoset vendet me problem serioze, politike dhe ekonomike. 
 
“Pres që BE përmes organit më të lartë,  të  shprehet pikë së pari  për vazhdimin e dialogut politik mes partive politike, implementimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së  Përzhinës, funskionim të lirë dhe pa pengesa të punës së PSP-së si dhe për detajet tjera të njohura nga Marrëveshja e  Përzhinës, si reformat në media, pastrimi i listës së zgjedhësve.  Por,  nuk përjashtohen edhe rekomandime tjera si për gjyqësorin, apo mundësinë për angazhimin e ekspertëve  të huaj për pastrimin e listës zgjedhore”, flet analisti politik Nano Ruzhin. 
 
Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, sipas propozimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të debatojnë për Maqedoninë  dhe do të japin rekomandim të lloj të konkluzave për situatën dhe krizën politike, si vend-kandidat për anëtarësim në BE.
 
Për Maqedoninë ishte paraparë të diskutohet në seancën e 23 Majit të Këshilit të Punë të Jashtme,  por për shkak të mungesës së minsitrave, të cilit kishin parashtruar iniciativën, diskutimi për vendim u prolongua për me 20 qershor. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU