Maqedoni

Veturat me standard euro- 3, edhe pak ditë deri në skadimin e afatit për import

19.06.2016 17:09

Afati për importimin e veturave të përdorura me standart EURO-3 të cilat janë prodhuar para vitit 2005...

Afati për importimin e veturave të përdorura  me standart EURO-3 të cilat janë prodhuar para vitit 2005, skadon në datën 1 korrik. 
 
Ky afat ligjor ka bërë që vetëm katër muajt e parë të vitit të importohen 9500 vetura të përdorura me standard EURO 3, apo gati dyfishi i numrit të vitit të kaluar. Kjo për faktin se kërkesa e qytetarëve për këto vetura ëhstë shtuar ndjeshëm.
 
Në katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 30 për qind shitja e makinave me të përdorura me standard Euro 3.
 
Qytetarët e shfrytëzojnë shansin e fundit për të blerë makinë me një çmim më të ulët.
 
Por iportuesit nuk presin ndonjë ndryshim të madh në fitimet e tyre. Kjo sepse nuk ka ndryshime të mëdha në cmimet mes makinave të përdorura me standard EURO 3 dhe EURO 4.
 
Të dhënat nga Drejtoria e Doganave tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni janë zhdoganuar 4.244 automobila të rinj, gjegjësisht 1.200 më shumë se në vitin 2014.
 
Në të njëjtën kohë, në vitin 2015, sipas shifrave të Doganave, janë importuar 23.196 vetura të vjetra që është për rreth 6.000 automjeteve të përdorura më pak në krahasim me vitin 2014 kur në vend janë importuar gjithsej mjeteve 29.558 makina të përdorura
 
GAZMEND REXHEPI