Dështon takimi gjithortodoks në kretë, kisha ruse refuzon të marrë pjesë
Kisha Ortodokse ruse ka refuzuar edhe thirrjen e minutës së fundit për të marrë pjesë në takimin e parë...

Kisha Ortodokse ruse ka refuzuar edhe thirrjen e minutës së fundit për të marrë pjesë në takimin e parë të të gjithë udhëheqësve të kishës ortodokse prej më shumë se 1220 vitesh, duke bërë që takimi të dështojë.
Rusia njoftoi se nuk mund të merrte pjesë në Këshillin e Shenjtë dhe të Madh, mbledhje që do të zhvillohet në ishullin grek të Kretës, e ku do të mungojnë edhe disa prej kishave të tjera.
Konkretisht, Kisha e Antioch, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë kanë refuzuar kohë më parë pjesëmarrjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi organizimin e takimit.
Në këtë mbledhje historike ishin ftuar 14 kisha, që përfaqësojnë mbi 300 milionë besime.
Ndërsa vendimi i marrë nga Kisha ruse, e cila përfaqëson rreth 100 milionë besimtarë, u pa si vazhdim i përçarjes mes të krishterëve ortodoksë.
Shkak është bërë edhe një betejë për pushtet mes Rusisë dhe Patriarkut Ekumenikal të Kostandinopojës, Bartolomeu i I-rë, me seli në Stamboll, i konsideruar si kreu shpirtëror i ortodoksëve dhe “i pari mes të barabartëve”.
Ai është gjithashtu edhe forca lëvizëse që fshihet pas këtij takimi.
