Maqedoni

Shënim i Ditës botërore të refugjatëve

20.06.2016 10:26

Asociacioni evropian për demokraci lokale (ALDA) me rastin e Ditës botërore të refugjatëve...

Asociacioni evropian për demokraci lokale (ALDA) me rastin e Ditës botërore të refugjatëve - 20 qershor sot do të organizojë seminar ndërkombëtar "Bashkëpunimi dhe udhëheqja e mirë e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore".
 
Seminari do të ketë mbi 70 pjesëmarrës nga 11 vende - përfaqësues të komunave, shoqata civile dhe institucione të obliguara për pranim dhe regjistrim të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Qendrore.
 
"Seminari ndërkombëtar dyditor do t'i dedikohet udhëheqjes me krizën e refugjatëve, bashkëpunimin në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe këmbimi i praktikave të mira dhe nxitje të tolerancës ndërkulturore", kumtoi ALDA-rrjet evropian i cili ka 180 anëtarë (autoritetet lokale dhe organizata civile) nga 30 vende të BE-së, Kaukazi, Ballkani dhe Mesdheu.
 
Ditën botërore të refugjatëve sot pasdite në galerinë montuese CAC në Parkun e Frankofonisë do ta shënojnë edhe FIOOM, Legis, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së dhe Forumi edukativ rinor.
 
Ngjarja do të përfshijë më shumë aktivitete midis të cilave edhe diskutimi në temë "E drejta e azilit në RM: Nëse qasja deri te e drejta e azilit u shndërrua në këmbim të paligjshëm dhe deportim midis shteteve të rutës ballkanike?".
 
"Kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë njerëzit në botë të cilët konsiderohen si refugjatë, kërkues të azilit dhe persona të zhvendosur brenda vendit. Duke pasur parasysh se në vitin 2015 dhe 2016 bota u përball me një nga krizat më të mëdha të refugjatëve dhe krizat humanitare, kjo ditë është jashtëzakonisht e veçantë për njerëzit jetët e të cilëve janë të rrezikuara, qëndrojnë ose arrijnë në Republikën e Maqedonisë. Qasja deri te e drejta e azilit dhe ndihmës humanitare në Republikën e Maqedonisë duhet të mundësohen tërësisht", kumtuan organizatorët.
 
Ditën ndërkombëtare të refugjatëve sot do ta shënojë edhe Shoqata NUN Kultura e cila organizon "Karvan përmes rutës së refugjatëve me biçikleta". Nisja e karvanit me biçikleta është në mesditë nga Qendra e tranzitit "Vinojug" në Gjevgjeli.
 
Qëllimi i organizatorit është që të solidarizohet me refugjatët dhe në mënyrë simbolike të përkujtojë në lëvizjen e tyre me biçikleta përmes autostradës nga kufiri jugor deri në Tabanoc në fillim të krizës së refugjatëve./mia