Maqedoni
Në "Alo doktor" më së shumti thirrje për tension të rritur të gjakut, dhimbje të kokës dhe alergji
20.06.2016 10:52
Gjatë javës së kaluar (13-19 qershor) në linjën telefonike "Alo doktor!" (02/15 123) ka pasur 1380 thirrje për këshilla mjekësore...

Siç kumtoi IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup prej 15 shtatorit 2014 kur edhe filloi të punojë linja telefonike "Alo doktor!" ka pasur gjithsej 98.734 paraqitje.
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave për çrregullime në shëndet.
"Në dispozicion janë gjithsej 25 mjekë. Paraqitjet janë nga të gjitha qytetet në Maqedoni. Thirrjet janë për spektër të gjërë të simptomave të ndryshme, më së shpeshti për tension të rritur të gjakut, dhimbje të kokës, ftohje, reagime alergjike dhe sëmundje simptomatike. Të gjithë personat që kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor!" kanë marrë ndihmë mjekësore me këshillë dhe terapi përkatëse simptomatike", kumtoi EPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup./mia
