Show Biz

Mick Jagger, trashëgimtar i pasurisë së L’Wren

27.03.2014 16:19

L’Wren Scott i ka lënë gjithë pasurinë 9 milionë dollarëshe, të dashurit të saj, Mick Jagger...

L’Wren Scott i ka lënë gjithë pasurinë 9 milionë dollarëshe, të dashurit të saj, Mick Jagger. Dizajnerja e modës u gjet e vdekur më 17 mars të këtij viti në një banesë në New York City, duke mos lënë asnjë shënim, por që dyshohet se ka qenë vetëvrasje.
 
L’Wren dhe Mick ishin së bashku për më shumë se 13 vjet, ndërsa siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ajo i ka lënë gjithçka që ka lënë prapa solistit të “Rolling Stones”.
 
“Të gjitha bizhuteritë, veshjet, orenditë shtëpiake, makinat personale dhe gjësendet tjera të natyrës personale dhe të gjitha gjësendet e papërcaktuara ndryshe në testament, ia lë Michael Philip Jaggerit”, ka shkruar L’Wren.
 
“I jap pjesën tjetër të pasurisë sime Michael Philip Jaggerit tim”.
 
Sipas mediave të huaja, kushdo që vdes dhe nuk lë testament prapa në shtetin e New Yorkut, e gjithë pasuria i shkon bashkëshortit, e nëse nuk është bashkëshorti gjallë, i shkon të afërmve.
 
Por, L’Wren me sa duket e ka sqaruar në testamentin e saj se nuk dëshiron t’i lë familjes së saj asgjë.
 
Gazetat ndërkombëtare shkruajnë se pasuria e L’Wren arrin shifrën e 9 milionë dollarëve, 1 milion dollarë është vlera e shtëpisë dhe 8 milionë tjera gjësende të ndryshme personale.