Botë

Të paktën 14 të vdekur gjatë një sulmi ndaj minibusit me të huaj në Kabul

20.06.2016 11:03

Të paktën 14 persona e humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur sot në mëngjes gjatë sulmit vetëvrasës me bombë në Kabul...

Të paktën 14 persona e humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur sot në mëngjes gjatë sulmit vetëvrasës me bombë në Kabul, kumtoi Ministria afgane e Punëve të Brendshme.
 
Në kumtesë theksohet se cak i sulmit ishte një minibus me të cilët kanë udhëtuar shtetas të Nepalit, të angazhuar nga një shërbim amerikan për sigurim.
 
Përgjegjësi për sulmin morën talebanët afganë, zëdhënësi i të cilëve kumtoi se aksioni është kryer "kundër forcave agresive në Afganistan".
 
Ky është sulmi i parë në Afganistan nga fillimi i Muajit të Shenjtë të Ramazanit më 6 qershor.
 
Sulmi i fundit më i madh në Kabul, për të cilin përgjegjësi gjithashtu morën talebanët, ka ndodhur më 19 prill, me ç'rast e humbën jetën 64 persona, ndërsa mbi 340 u plagosën.