Botë

Në Sirinë veriore vriten 23 pjesëtarë të SHI-së

20.06.2016 11:19

Njëzetë e tre luftëtarë të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Sirisë e kanë humbur jetën gjatë një sulmi...

Njëzetë e tre luftëtarë të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Sirisë e kanë humbur jetën gjatë një sulmi nga territori turk dhe në sulme ajrore të koalicionit ndërkombëtar, publikoi sot televizioni turk "Haberturk".
 
Shënjestër e operacionit kanë qenë 33 caqe, ndërsa aksioni është realizuar për shkak se ka ekzistuar dyshim se pjesëtarët e SHI-së planifikojnë sulm mbi Turqinë./mia