Botë
Katër të arrestuar për shkak të fatkeqësisë në liqenin rus Sjamozero
20.06.2016 11:28
Policia ruse arrestoi katër persona për shkak të fatkeqësisë që ndodhi në liqenin Sjamozero në rajonin rus Karelia...

Policia ruse arrestoi katër persona për shkak të fatkeqësisë që ndodhi në liqenin Sjamozero në rajonin rus Karelia, në të cilin jetën e humbën 15 persona, prej të cilëve 14 janë fëmijë, njofton TASS.
"Për momentin janë arrestuar katër të dyshuar - drejtoresha e 'Çark hotelit' Elrna Reshetova, zëvendësi i saj Vadim Vinogradov dhe instruktorët Regina Ivanov dhe Ludmilla Vasileva", deklaroi Vlladimir Markin, përfaqësuesi i Komitetit hetues.
Hetimi ka përfunduar, me ç'rast është konfirmuar se tragjedia është shkaktuar nga stuhia, e cila ka ndodhur derisa fëmijët dhe instruktorët kanë qenë në barka në liqen.
Presidenti rus Vlladimir Putin shprehu ngushëllime për shkak të tragjedisë dhe dha urdhër që t'u jepet ndihmë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov./mia
