Botë
Në Feniks maten temperatura rekorde 47,2 gradë
20.06.2016 11:35
Në kryeqytetin e shtetit federal amerikan Arizona, Feniks dje është matur temperaturë prej 47,2 gradë Celsius...

Në kryeqytetin e shtetit federal amerikan Arizona, Feniks dje është matur temperaturë prej 47,2 gradë Celsius, që është rekorde në 50 vitet e fundit.
Rekordi paraprak i temperaturës së ajrit në Feniks është matur në vitin 1968 dhe ishte 46,1 gradë.
Meteorologët parashikojnë se në disa pjesë të Arizonës temperatura do të mund të arrijë deri në 48,8 gradë./mia
