Botë

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, OKB: mbi 65 milionë njerëz të shpërngulur

20.06.2016 11:46

Numri i personave të shpërngulur për shkak të konflikteve ka shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë më parë...

Që në fund të 2015–ës janë rreth 65.3 milionë njerëz të shpërngulur, ku bëjnë pjesë refugjatë, azilkërkues dhe persona të detyruar për t’u shpërngulur nga vendi i tyre.

Në raportin e përvitshëm të publikuar në Ditën Botërore të Refugjatëve, OKB deklaroi se kjo është hera e parë që numri i refugjatë në botë e kalon 60 milionëshin.

Është  një rritje me plot 5 milionë brenda vitit dhe kjo përfaqëson 1 në 113 persona në planet.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre vijnë nga vetëm tre vende: Siri, Afganistan dhe Somali.

Fluksi i madh i njerëzve, më i madhi që prej Luftës së Dytë Botërore, ka çuar në mbështetje më të madhe ndaj grupimeve të ekstremit të djathtë dhe politikave anti–emigracionit, dhe OKB-së shprehet me shqetësim se një klimë shqetësuese “ksenofobie” është përhapur nëpër Evropë, teksa kjo e fundit përpiqet që të përballojë krizën e emigrantëve.