Maqedoni
Kriza politike, protesta dhe kundërprotesta në Shkup
20.06.2016 11:53
Shkupi sot përfshihet nga protesta dhe kundërprotesta...

Këto protesta kanë rritur masën e sigurisë dhe se policia ka vendosur masa të përforcuara në disa pjesë të qytetit.
Gjatë ditës, para Gjykatës Themelore Shkupi 1 protestoi Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë për lirimin e kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, të cilit Gjykata Penale i përcaktoi paraburgim shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditësh për rastin “Transporter” me kërkesë të PSP-së.
“Gjykoni sipas ligjeve dhe jo me porosi politike”,- apeluan në protestën e paradites nga LQMM.
Lëvizja qytetare “Protestoj”, ndërkohë, në orën 19:00 ka paralajmëruar protestë masive për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Në paralajmërim theksojnë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura dhe se janë të mllefosur me elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jotransparente, pa pjesëmarrjen e qytetarëve.
