Maqedoni
Gruevski: populli vlon, do më dalë nga kontrolli
20.06.2016 12:01
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ka akuzuar mbrëmë Prokurorinë Speciale për hetime të menduara mirë...
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ka akuzuar mbrëmë Prokurorinë Speciale për hetime të menduara mirë, por jo nga specialja, por, sipas tij, të dirigjuara nga opozita.
Këto vendime do t’a çojnë popullin në një pikë vlimi të cilën Gruevski thotë se nuk do të mund ta kontrollojë dot. Shumica e popullit që nuk është pjesë e organizatave joqeveritare të “Sorosit” po humb durimin.
“Kam qenë nën presion të vazhdueshëm nga mijëra njerëz të cilët kanë kërkuar dhe dhënë mbështetje për aksion popullor dhe se nëse kështu vazhdojnë, atëherë nuk do mund të mbaj situatën nën kontroll, sepse tek populli vlon”,- ka thënë mes tjerave Gruevski në festimet e mbrëmshme për 26 vjetorin e VMORO-së.
Lideri i partisë maqedonase në pushtet i bëri thirrje, ndërkohë, Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të ndërmarrë çfarëdo aktiviteti që është i nevojshëm që t’i vërtetojë LSDM-së se lista zgjedhore është e pastruar dhe VMRO-DPMNE do të pranojë çfarëdo metodologjie dhe propozimi që jep LSDM në KShZ.
Sa i përket çështjes së medieve, Gruevski tha se ligji tashmë është votuar dhe për këtë çështje mund të diskutohet pas zgjedhjeve kur sërish LSDM mund të zgjedhë cilindo ligj të ndonjë vendi evropian për mediat dhe VMRO do ta pranojë.
