Shqipëria fiton, mund 1-0 Rumaninë, shtohen shpresat
Shqipëria ka marrë një fitore historike, duke fituar 3 pikët e saj të para në një kompeticion të tillë si “Euro 2016”...

Djemtë e kombëtares kuqezi mundën 1-0 Rumaninë në Stade de Lyon, duke zënë vendin e tretë në Grupin A.
Tani Shqipëria mund të vazhdojë të shpresojë akoma për një kualifikim të mundshëm, por i duhet të presë dhe 3 ditë për të mbaruar faza e të gjitha grupeve.
Ishin rumunët ata që e filluan vrullshëm ndeshjen, por ai vrull nuk zgjati më shumë se 20 minuta.
70 minutat e tjera folën totalisht për skuadrën shqiptare që me mbrojtjen e saj nuk e vuri në asnjë moment në rrezik portën e Berishës.
Në minutën e 43-të të pjesës së parë Sadiku e dha golin e fitores së Shqipërisë.
Rastet për dyfishimin e shifrave ishin të shumta, por nuk mundën të finalizonin.
Kombëtarja shqiptare triumfoi me rezultatin 1–0 me Rumaninë, që nuk e mundte prej 68 vitesh.
