Maqedoni

Kriza politike në rend dite në Këshillin e BE-së në Luksemburg

20.06.2016 12:30

Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, në seancën e fundit para Samitit të Këshillit Evropian...

Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, në seancën e fundit para Samitit të Këshillit Evropian si pikë kryesore në rend dite do të debatojë për situatën në Maqedoni.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit, sipas propozimit të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, do të debatojnë dhe japin rekomandim jodetyrues për situatën në Maqedoni si vend kandidat për anëtarësim në BE.

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së do të debatojnë për Maqedoninë si pikë qendrore të mbledhjes së Këshillit, krahas diskutimit për proces paqësor të Lindjes së Afërt, gjendjen në Saleh, politikën e integruar për Arktikun dhe misionin e trajnimit për forcat e sigurisë në Libi.

Pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli për punë të jashtme i BE-së, i kryesuar nga përfaqësuesja e lartë për siguri të BE-së, Federika Mogerini, do të dalë me qëndrim për ngjarjet në Maqedoni.

Paraprakisht, është hedhur poshtë tërësisht mundësia e paralajmëruar për vendosjen e sanksioneve të caktuara ndaj individëve në Maqedoni për shkak të krizës politike, sepse për diçka të tillë është i nevojshëm njëzëshmëri te të gjitha vendet anëtare të Unionit dhe kjo njëzëshmëri nuk ekziston për shkak të kundërshtimit të Greqisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilat janë kundër çfarëdolloj sanksionimi në lidhje me situatën në Maqedoni.