Teknologji
Makina me hidrogjen nga Honda dhe Toyota
27.03.2014 16:23
Sipas një raporti të siguruar nga “Nikkei”, Honda dhe Toyota planifikojnë që të nxjerrin në treg makinat me hidrogjen...

Sipas një raporti të siguruar nga “Nikkei”, Honda dhe Toyota planifikojnë që të nxjerrin në treg makinat me hidrogjen, dhe këtë pritet ta bëjnë në vitin e ardhshëm.
Fakti se dy kompani japoneze prodhuese makinash po punojnë në sjelljen e makinave me hidrogjen, nuk është edhe aq befasues.
Makina FCX Clarity e Hondas ka rreth gjashtë vjet që po testohet, dhe në disa raste, Honda ka përmendur se planifikon të lançojë një model të këtillë për publikun deri më 2015.
Verën e kaluar, kompania njoftoi për partneritetin me General Motors për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme me hidrogjen.