Maqedoni

Janë grabitur 25.000 euro dhe ar nga një banesë në Shkup

20.06.2016 14:54

Rreth 25.000 euro, katër hallka ari dhe një komplet ari i bardhë janë grabitur mbrëmë nga një shtëpi në Shkup, kumtoi policia...

Ngjarjen e ka paraqitur M.J. (1957) mbrëmë pas mesnate.
 
Sipas tij, grabitja ka ndodhur mbrëmë mes orës 19:00 deri në orën 00:00 nga ana e një autori të panjohur i cili së pari me dhunë e ka hapur derën e hyrjes, ndërsa pastaj ka grabitur dhe ka ikur, duke fituar interes pronësor kundërligjor prej rreth 1,6 milionë denarë./mia