Maqedoni

Zaev: Qeveri me legjitimitet të plotë për shtet stabil

20.06.2016 15:53

Lideri i LSDM-së, ndërkohë, vlerëson se stabiliteti i vendit varet nga legjitimiteti i qeverisë së ardhshme, i cili varet nga vullneti i qytetarëve, të cilët duhet ta zgjedhin atë në një proces demokratik zgjedhor...

Në një takim me deputetin gjerman, Josip Juratoviq, Zaev ka ripërsëritur se “LSDM është e gatshme për gjetjen e zgjidhjeve për dy kushtet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pastrimin e listës zgjedhore dhe media të pavarura. Por, qeveria aktuale nuk është e gatshme për zgjedhje të lira dhe prandaj zgjat procesin e gjetjes së zgjidhjes së krizës dhe pengon punën e prokurorisë speciale”,- akuzon Zaev.