Maqedoni

Linja e re Ohër–Bruksel, arrin çarteri i parë me 120 turistë

20.06.2016 16:05

Në aeroportin e Ohrit sot arriti grupi i parë i turistëve nga Belgjika me fluturimin çarter Bruksel-Ohër i tur-operatorit “Tomas Kuk”...

Njëqind e njëzetë turistë u pritën në mënyrë tradicionale me bukë e kripë dhe ëmbëlsirë, ndërsa mirëseardhje iu dëshiroi drejtori i përgjithshëm i TAV-Maqedoni, Zoran Kërstevski, dhe kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Linja ajrore Ohër–Bruksel dhe anasjelltas prej sot deri nga mesi i shtatorit do të operojë çdo të hëne.